Pas një fillimi të vështirë dhe pas fjalëve se ai mund të largohej nga ekipi, slloveni është kthyer vetvetja. Luka Donçiç pati një tjetër tripëll dabëll, të 9-in e sezonit, ndërsa Dallasi fitoi pa shumë probleme ndaj Nju Orlinsit, 127-117. Kapiteni shënoi 35 pikë, kapi 10 topa në tabela e shërbeu 10 asistë, duke konkurruar me Nikola Jokiçin në renditjen e tripëll dabëllave këtë edicion. Serbi ka 10 të tillë. “Nuk e kuptova që ia kisha dalë, – tha më pas ai, – por, tabela elektronike nuk gënjen”. Natyrisht, Dallasi e pati më të lehtë fitoren pasi “Pelikanët” nuk kishin 3 lojtarët më të mirë si Uilliamsonin, Mekkallëmin dhe Ingramin. Teksanët janë në vend të katërt në Perëndim duke forcuar pozitat në pritje të plej ofit.
Sfidanti.al