Probleme në rrjetet sociale për mbrojtësin austriak të Realit të Madridit, i cili doli se ia dha preferencën e tij argjentinasit përpara shokut të tij të skuadrës. David Alaba u sulmua në Instagram nga tifozë madrilenë të cilët nuk ishin të kënaqur që ai votoi Mesin për lojtarin më të mirë të botës në anketën e FIFA-s, dhe jo yllin e Realit, Karim Benzema. “Vendimi për votimin ishte unanim i skuadrës së Austrisë, – sqaroi Alaba, – nuk ishte vendim personal i imi. Këshilli i skuadrës vendosi ashtu”.
Sfidanti.al