Sër Aleks Fergusoni: Rashfordi nuk është qendërsulmues tipik!

Ish-trajneri legjendar nuk është i bindur që Mançester Junajtidi i ka të gjitha punët në rregull kur vjen puna tek reparti ofensiv. Sër Aleks Fergusoni mendon se Markus Rashfordi nuk është njeriu për të qenë në “majë” të sulmit të “djajve të kuq” edhe pse ka shënuar 25 gola këtë sezon. “Mendoj se Junajtidi duhet të gjejë qendërsulmues, – thotë Fergi, – Rashfordi është një sulmues i shkëlqyer, por ai nuk është tipik i rolit”.

Sfidanti.al