Duhet të shikoni fytyrën e Mbapesë kur Emi Martinezi mori çmimin!

Sulmuesi francez nuk mundi ta mbante veten plotësisht ndërsa u ndodh në ceremoninë e ndarjes së çmimeve nga FIFA. Ishte momenti kur portieri i Argjentinës, Emiliano Martinez, që në Angli e quajnë Emi dhe në Argjentinë Dudu, mori çmimin si gardiani më i mirë i vitit 2022. Kjo, pasi ai u shpall kampion i botës me Argjentinën duke bërë pritje të rëndësishme, sidomos tek penalltitë. Gjithsesi, pas fitores Martinezi u tall me Mbapenë gjatë festimeve në vendin e tij, ndaj edhe sulmuesi francez pati një fytyrë vërtet të zemëruar.

Sfidanti.al