Sesi mund të ndodhë kjo kur lojtari mbush 35 vjeç, veç ai e di, por gjithsesi le të presim për të parë se çfarë do të ndodhë. Sipas fjalëve të presidentit të Paris SG, Naser Al Helaifit, Lionel Mesi i sezonit 2022-2023 do të jetë jo vetëm më i mirë sesa ai i edicionit të kaluar, por më i miri i të gjitha kohëve. Që do të thotë, më i mirë edhe sesa në kohët e arta tek Barcelona në vitet 2008-2015. E vërteta është se Mesit i është dashur një kohë përshtatjeje dhe për të nuk ka qenë i lehtë largimi nga Barça, ndaj fjalët e Al Helaifit kanë një lloj kuptimi. Për më tepër, argjentinasi dëshiron të jetë në maksimum për të synuar Kupën e Botës me kombëtaren, pra ka një shtysë më shumë për të arritur majat këtë sezon.
Sfidanti.al