“Stili i Halandit”, Nkunku rinovon me kushte me Lajpcigun!

U bë modë ajo që duket se e nisi agjenti i njohur dhe i ndjerë Mino Raiola. Ndodhi me Erling Halandin që ka realizuar dy kontrata me klauzolë të përballueshme transferimi, dhe kështu po bën edhe Kristofer Nkunku. Sulmuesi i Lajpcigut la me gisht në gojë klubet angleze si Mançester Junajtid apo Çelsi duke rinovuar në Gjermani, por duke detyruar Lajpcigun që të pranonte një klauzolë transferimi prej 60 milionë eurosh. Kontrata vlen deri në 2026, por klauzola për 24-vjeçarin aktivizohet verën e ardhshme pra në 2023. Nkunku shënoi 20 gola në 34 ndeshje të Bundesligës sezonin e kaluar.

Sfidanti.al