Gruaja e Kolovatit sulmon Alegrin: Si njeri është në kategorinë e tretë!

E ka emrin Katerina, është nënë dhe grua, dhe është shumë e ndjeshme për çështje të tilla, edhe pse nuk është direkt e prekur apo e interesuar. Gruaja e ish-futbollistit të njohur, Fulvio Kolovati, sulmon trajnerin e Juventusit, Masimiliano Alegri, që ka akuzuar ish-gruan e tij se shpërdoron paratë që ai jep për ushqimin e djalit të tyre. Alegri është i ndarë nga gruaja, dhe fëmija rri natyrisht me mamanë, ndërsa pagesa është 10 000 euro në muaj, sipas vendimit të gjykatës. Alegri akuzon se këto para nuk janë shpenzuar vetëm për fëmijën. “Ka njerëz që janë trajnerë të nivelit të Serisë A, por si njerëz janë në kategorinë e tretë, – thotë Katerina, – ish-gruaja e tij ka edhe një fëmijë tjetër dhe ato para i ka përdorur edhe për të. Çfarë duhet të bëjë ajo, t’i japë ushqim të shtrenjtë njërit fëmijë dhe bukë me djathë fëmijës tjetër?”

Sfidanti.al