UEFA u detyrua që të lëshojë “pé” dhe nuk kishte sesi ndodhte ndryshe. Në luftën e sotme për interesa ekonomikë nuk ka viktima në kuptimin e plotë të kësaj fjale, dhe një akord ishte “në ajër” mes palëve. “Jo armiq të përjetshëm, jo aleanca të përjetshme, vetëm interesa”, kjo është parulla e sistemit, dhe UEFA bëri dy hapa prapa për të siguruar “varrosjen” e projektit të Superligës Europian. Reali, Barcelona e Juventusi, por edhe 9 klubet e tjerë të nismës fillestare (nga të cilët 6 anglezë) mund të jenë të kënaqur që beteja e tyre mediatike, organizative dhe ligjore solli fryte. Fitimet nga Championsi do të rriten në 5 miliardë euro në sezon, dhe kontrata do të jetë 3-vjeçare, pra me vlerë 15 miliardë euro. Nuk janë 10 miliardë eurot në vit që premtonte Florentino Perez, por ka rritje të madhe me çfarë ishte më parë, plus që UEFA do të pranojë që klubet të jenë partnerë në planet afatgjata, me të drejta të barabarta.
Sfidanti.al