Uellsiani duket se do të shkojë për herë të tretë në ish-skuadrën e tij dhe pritet që ta përfundojë karrierën pikërisht aty. Kjo besohet se do të ndodhë me Garet Bejlin që mbyll kontratën me Realin në fund të sezonit, dhe Antonio Konte mund ta ketë në ekip si alternativë të rëndësishme, edhe pse fizikisht nuk është më ai i pari. Gjithashtu, trajneri italian do të kërkojë edhe Kristian Eriksenin, që gjithashtu ka qenë në “Uajt Hart Lejn” përpara sesa të shkonte tek Interi. Konte e ka pasur danezin në Milano dhe e vlerëson lart kontributin e tij, sidomos pasi u përshtat. Për momentin, mesfushori ndodhet tek Brentfordi, skuadra e tij e parë që pas atakut në zemër në qershor të vitit të kaluar në Euro 2020.
Sfidanti.al