Guardiola: Siti ekipi më i mirë në botë? Mendoj Liverpulin që nuk është larg!

U pyet për një vlerësim të përgjithshëm, por nuk deshi t’ia dinte për këtë. “As nuk e vras mendjen nëse jemi apo na quajnë ekipi më i mirë në botë”, – tha Pep Guardiola pasi Mançester Siti fitoi 2-0 në “Etihad” ndaj Brentfordit duke qenë tani 12 pikë përpara Liverpulit në renditjen e Premier Ligës. “Liverpuli ka dy ndeshje më shumë për të luajtur ,- vazhdoi Pepi, – të shohim sesi do të dalë e pastaj mund të flasim. Ka edhe 14 javë deri në përfundim, por është një mrekulli që kemi 60 pikë që tani”. Guardiola tha se ishte i lumtur me paraqitjen e Sitit, që lejoi vetëm një gjuajtje në portë në 90 minuta, përballë një kundërshtari shumë të ashpër si Brentfordi.

Sfidanti.al