Akanji: Nuk po mendojmë më për titullin

A do të dalë Manchester City nga kriza? Më pak se dy muaj më parë do të ishte një pyetje absurde, megjithatë skuadra ‘yjore’ e Pep Guardiolës ka pësuar shumë goditje dhe ka rënë në mënyrë të pashmangshme në vendin e shtatë në Premier League-s, madje edhe jashtë zonës evropiane. Mbrojtësi i kampionëve në fuqi të Anglisë, Manuel Akanji, ka folur për Amazon Prime për të analizuar barazimin 1-1 ndaj Evertonit:

“Mendoj se bëmë shumë më tepër për ndeshjen. Krijuam shumë raste, fatkeqësisht arritëm të shënonim vetëm një gol. dhe pësuam një gol nga asgjë, por kështu e ka futbolli. Sot ishte një ndeshje në të cilën mund të kishim shënuar tre ose katër gola. Por të them të vërtetën, rrezikuam të humbisnim në minutën e fundit. Ne po përpiqeshim të sulmonim, por mendoj se ishte si 6 kundër 2 para portës. Duhet të besojmë deri në momentin e fundit se mund ta fitojmë ndeshjen. Sezoni nuk ka mbaruar, por tituli nuk është një objektiv për ne për momentin. Ne duhet të përqendrohemi ndeshje pas ndeshjeje dhe ndeshja e radhës kundër Leicesterit nuk do të jetë e lehtë, veçanërisht duke marrë parasysh formën që kemi. Ne duhet të fokusohemi në aspektet pozitive, kemi bërë shumë gjëra mirë”.

sfidanti.al