Arabia destinacion i mundshëm për mesfushorin e Barçës

Rëndësia e Frenkie de Jong në Barcelona ka rënë gradualisht gjatë katër sezoneve të fundit dhe kjo mund të çojë në largim të mesfushorit holandez për në Ligën Saudite, pasi është një nga kampionatet e pakta që mund të mbështesin pagën e tij të lartë. Sipas AS, menaxheri i lojtarit, Ali Dursun, ka kontaktuar klubet saudite për të studiuar kushtet që De Jong do të kishte në ligë, si për nivelin e infrastrukturës, ashtu edhe për ambiciet në kampionat.

Edhe pse ka kontratë me Barçën është e vlefshme deri në vitin 2026 (me një klauzolë largimi prej 400 milionë eurosh), klubi ka ndër mend ta rinovojë kontratën me një ulje të pagës. Sipas të njëjtit burim, De Jong nuk dëshiron të marrë më pak se nëntë milionë euro neto në vit dhe nëse dy palët nuk arrijnë një marrëveshje, Barcelona do të kërkojë ta shesë lojtarin. De Jong, i cili po rikuperohet nga një dëmtim në kyçin e djathtë, ka vetëm 13 ndeshje këtë sezon. Numri i ndeshjeve për sezon ka rënë në këtë ritëm: nga 51 në sezonin 2020/21, në 47, 43, deri në 30 ndeshje në 2023/24.

sfidanti.al