Në Itali duket se kanë bërë përpara vetëm kuqezinjtë. Skuadra e trajnerit Stefano Pioli ka nevojë për talent dhe për thellësi, ndërsa tifozët janë gati ta pranojnë romanistin në gjirin e tyre. “Talenti është gjithmonë i mirëpritur”, thuhet në parullat e tyre. Gjithsesi, sa shanse ka Milani të marrë yllin e Romës? Nuk do të jetë e lehtë sepse Totenhemi i ofron Premier Ligën, kampionatin më të fortë në botë dhe thuhet se dëshira e futbollistit është pikërisht Londra. Gjithsesi, milanistët do ta provojnë dhe “La Gazeta delo Sport” shkruan se një huazim me çmim të lartë dhe pastaj pagesa e 22 milionë eurove për kartonin do të bënin punë.
Sfidanti.al