A është ky fillimi i fundit? Atletiko flak Barçën nga Superkupa!

Një ditë pasi u bënë lavdërimet më të mëdha për Realin, është koha për një “nekrologji”. Nuk ka vdekur kush, për fat të mirë, por duket në “grahmat e fundit” një skuadër dikur e jashtëzakonshme dhe e cilësuar si më e mira e botës. Barcelona u mund nga Atletiko e Madridit, 2-3, në gjysmëfinalen e Superkupës së Spanjës, duke krijuar një derbi të kryeqytetit spanjoll në Arabinë Saudite.

“Madhëria e tij”, Lionel Mesi, e shënoi golin e tij të zakonshëm, por nuk mjaftoi, ashtu siç ishte pak edhe rrjeta prej “ishi” e Antuan Grizmanit. Pas pjesës së parë pa gola, Koke kaloi ekipin e Simeones në avantazh. Mesi u tregua i jashtëzakonshëm gjatë gjithë pjesës së dytë, por një lojtar i vetëm vështirë të fitojë një ndeshje. Në fund, Alvaro Morata barazoi në 81’, ndërsa në 86’ Angel Korrea vulosi kualifikimin pas gabimit të portierit të dytë Neto.

Do të luhet një derbi i Madridit, i treti këtë sezon, me të parin fituar në verë 7-3 nga Atletiko, dhe të dytin në kampionat që përfundoi 0-0. Sa për Barcelonën, ajo kthehet në Spanjë, e zvogëluar, dhe me trajnerin Valverde që duket gjithnjë e më shumë larg “Kamp Nout”.

Sfidanti.al