Mancester Junajtid kontakton Alegrin, ai pret fundin e sezonit

Dy fitoret në 6 ndeshjet e fundit  I kanë dobësuar pozitat e Ole Gunnar Solskjaer në stolin e Mancester Junajtid. Në  Angli tashmë janë rindezur zërat që shohin Masimilianon Alegrin si një kandidat të fortë për të marrë vendin e norvegjezit në drejtim të Djajve të Kuq. Mësohet se drejtues të klubit anglez kanë hyrë në kontakt me trajnerin italian, por duke marrë të njëjtën përgjigje si klubet e tjerë që e kanë kërkuar gjatë këtyre muajve: ‘Falemunderit, por nuk marr skuadër në mes të sezonit, pres fundin e tij’

Masimiliano Alegri fillimisht u fol për një kalim te Arsenali që në fund zgjodhi Mikel Artetën, dhe tani emri I tij po lidhet sërish me atë të Mancester Junajtid, një hipotezë kjo mëse reale për t’u bërë I vërtetë duke qenë se edhe Sir Alex Ferguson është pro ardhjes së Alegrit në pankinën e Djajve të Kuq, pasi nuk e ka fshehur asnjëherë admirimin për të. Nga ana tjetër edhe vetë Alegri ka ambicien e tij për të provuar një eksperiencë në Premier League, por koha nuk ka ardhur ende. Javë pas jave trajneri toskan konfirmon vendimin e tij për të qëndruar një vit pushim për t’u rikthyer në profesionin e tij në sezonin 2020/2021.

Nëse situata te Mancester Junajtid përkeqësohet, sipas ‘Daily Mail’, Djajtë e Kuq do të marrin në konsideratë Maurisio Pocetinon në rast se Solskjaer shkarkohet shumë shpejt.

Sfidanti.al