A e dini se kë markonte Pike në ndeshjen Katalonja-Venezuela?

Këto ditë u zhvillua një ndeshje miqësore e veçantë mes përfaqësueseve të Katalonjës dhe Venezuelës. Ndeshja përfundoi 2-1 në favor të ekipit katalonjas, për të cilin shënuan Kërkiç (53’) dhe Puado (87’), kurse për venezuelasit shënoi Rosales (60’).
Me bluzën e Katalonjës luajti edhe Zherar Pike i Barcelonës që gjatë ndeshjes pati disa duele interesante me sulmuesin venezuelas, Soteldo. Ky futbollist “i hidhur” me nr.10 nuk arriti që të shënonte gjatë ndeshjes, por sidoqoftë një vëmendje të madhe tërhoqën duelet mes Soteldos dhe Pikes, sepse sulmuesi i vogël i Santosit brazilian është i gjatë vetëm 158 cm, kurse Pike – 192 cm!