A do të jetë titulli i Arsenalit? Mundet, por sfidat janë të frikshme!

Dy herë do të ketë përballje me Mançester Sitin, kampionin në fuqi, ndërsa nga një herë do të duhet të ndeshet me Mançester Junajtidin, Liverpulin, Çelsin dhe Njukasëllin. i tillë kalendari i mbetur prej 20 ndeshjesh të Arsenalit në këtë sezon të Premier Ligës, dhe trajneri Mikel Arteta kërkon që ekipi i tij të arrijë patjetër 90 pikë për të fituar titullin. Junajtidi është i vetmi ekip që i ka shkaktuar një humbje shtëpiake “topçinjve” këtë sezon, ndërsa Njukasëlli i mori barazimin në “Emirejts”. Objektivi për 90 pikë është i arritshëm, por nuk do të jetë aspak e lehtë.

Sfidanti.al