Origjinale nga tifozët e Çezenës, të dënuar shkojnë të shohin një ndeshje amatore!

Ishin 100 përkrahës të ekipit të tyre të zemrës që do të udhëtonin në ishullin e Sardenjës për sfidën ndaj Torresit në Serinë C, por ndërkaq morën vesh se Disiplina i kishte ndaluar për shkak të trazirave në ndeshjes së një jave më parë ndaj Riminit. Gjithsesi, ata kishin blerë biletat e tragetit dhe të ndeshjes, e për këtë arsye vendosën të shkonin për të parë një duel tjetër në ishull, atë të një kategorie më të ulët për të përkrahur Sportingun e Algeros që luajti në stadiumin e Santa Terezës të Galurës.

Sfidanti.al