Kur je në timonin e një “Ferrari” të tillë, padyshim që mund ta mendosh, ndërsa gjithnjë e më shumë po mendohet për një derbi në gjysmëfinale të Championsit. Milani e fitoi sfidën e parë ndaj Napolit edhe pse minimalisht, por besimi është se mund t’ia dalë. Trajneri Stefano Pioli, pavarësisht rrëshqitjes në Serinë A, mbetet në pozita të forta në Europë dhe ëndërron të përsërisë lavdinë e trajnerëve të mëdhenj kuqezinj të së kaluarës si Nereo Roko, Arrigo Saki, Fabio Kapelo apo Karlo Ançeloti, që e kanë fituar Championsin. “Luajtëm një ndeshje të vërtetë të Ligës së Kampionëve, – tha ai, – mëkat që nuk shfrytëzuam mundësinë kur ishim me një lojtar më shumë. Rezultati bën që sfida të jetë në ekuilibër, duhet të përsërisim veten në kthim”.
Sfidanti.al