Murinjo bën “diversion”: Fejënordi më i miri në Holandë, ne nuk jemi më të mirët në Itali!

Kështu dëshiron portugezi ta përgatisë ndeshjen e sotme të Ligës së Europës ndaj holandezëve. Do të jetë një përsëritje finaleje të Ligës së Konferencës mes Romës dhe Fejënordit, me sfidën e parë në Roterdam dhe Zhoze Murinjo dëshiron të heqë presionin nga lojtarët e tij. “Fejënordi është skuadra më e mirë se kampionatit holandez, – thotë ai, – ne nuk jemi më të mirët në Serinë A. Mund ta fitojmë Ligën e Europës, por nuk do të jetë e lehtë”. Murinjo shprehet i lumtur që Kris Smolling mund të rinovojë me Romën.

Sfidanti.al