Pas 12 trofeve të fituara me Mançester Sitin duket se i ka hipur në kokë dëshira për të provuar diçka të re. Për një futbollist si Kajl Uolkeri që “ia ka pirë lëngun” sportit, emocionet janë gjëra më e rëndësishme që mbetet në karrierë. Kjo po e shtyn drejt Bajernit dhe ka bisedime të përparuara me drejtuesit e klubit gjerman. Faktor kyç për vendimin e tij duket se është dëshira e trajnerit Tomas Tuhel, që e ka ndjekur nga afër në Angli kur ishte trajner i Çelsit. Uolker është 33 vjeç dhe kjo është mundësia e tij e fundit për të provuar një tjetër futboll të nivelit të lartë dhe një fanelë të lavdishme siç është ajo e Bajernit.
Sfidanti.al