Çelsi rrezikon Serinë A, flitet se do Leaon, Shkriniarin, Rabionë!

“Procesi i Rindërtimit” ende nuk është mbyllur, përkundrazi. Blutë e Londrës, të pronarit Tod Boehli, vërtet shpenzuan 127 milionë euro për të marrë Enzo Martinezin (në foto), i cili po sulmohet nga tifozët e Benfikës për mungesë besnikërie, por duket se paskan plane të tjera të mëdha. Largimi i Lukakut dhe Vernerit (me gjasë, edhe i Brojës) do të zëvendësohen dhe “La Gazeta delo Sport” shkruan se Çelsi kërkon yje të Serisë A si sulmuesin e Milant, Rafael Leao, por edhe mesfushorin Rabio të Juventusit dhe mbrojtësin Shkriniar të Interit. E përditshmja milaneze nxit klubet italiane që të rinovojnë sa më shpejt me lojtarë që janë në rrezik largimi. Çelsi ka shpenzuar 550 milionë euro me Boehlin por duket se shpejt kjo shifër do të rritet.

Sfidanti.al