Dhuratat kurrë nuk mund të refuzohen, por nëse do të kishte mundësi ta bënte, Mesut Ozil, padyshim që nuk do ta pranonte. E tillë ishte përshëndetja që Shkodran Mustafi i bëri shokut të tij tek Arsenali, me rastin e 30-vjetorit të lindjes. Gjermani me origjinë turke po vraponte në stërvitje, ndërsa mbrojtësi gjermano-shqiptar i punoi “rrengun”, duke i futur një top për shalësh në ecje e sipër.
Pas “dhuratës”, mbrojtësi i qendrës u largua me vrap, padyshim duke qeshur. Edhe Ozili qeshi, ndërsa reagimet nga tifozët në rrjetet sociale ishin të tillë, që tregonin se shakaja e Mustafit i kishte pëlqyer. Atmosfera në ekip është shumë e mirë, tani që Unai Emeri ka zëvendësuar Arsen Vengerin, pasi Arsenali ndodhet vetëm 2 pikë larg vendit të parë në Premier Ligë, pra normalisht që pretendon titullin.
Sfidanti.al