Në maj dhe qershor e pritën si ujët e paktë dhe i dhanë edhe “çelësat” e portës së kombëtares. Manuel Nojer padyshim e meritonte një mendim të zgjatur nga Jup Hajnkes dhe Joakim Lëvi, veçse nuk arriti të rikrijonte legjendën. Portieri 32-vjeçar ka qenë hija e vetvetes në Botëror me Gjermaninë, po ashtu nuk ka qenë në lartësinë e duhur me Bajernin dhe me Gjermaninë këtë sezon, siç ndodhi në ndeshjen e humbur ndaj Holandës në Ligën e Kombeve.
Nojer padyshim nuk ka shumë faj, pasi ai humbi muaj të tërë për t’u rikuperuar nga dëmtimi i çuditshëm dhe i rëndë në kockat e gishtave të këmbës. “Forma e tij e dobët është padyshim rezultat i dëmtimit”, – thotë ish-portieri tjetër i madh i Gjermanisë, Oliver Kahn. Gjithsesi, shumëkush mendon se Ter Shtegen i Barcelonës duhet të jetë titullarë për “teutonët”, ndonëse Lëv nuk pritet të bëjë ndryshim në ndeshjen ndaj Francës.
Sfidanti.al