Shtofel Vandorn do të largohet nga Botërori i Formula 1. Piloti belg do të braktisë Meklarenin në vitin 2019 për të kaluar në kampionatin e makinave 100% elektrike të Formula E me skuadrën HËA që do të nisë në 15 dhjetor në Rijad. Zyrtarizimi u bë pikërisht një ditë përpara fillimit të testeve presezonale që do të mbahen në Valencia. Përkrah Vandorn në aventurën e tij të re do të jetë Geri Pafet, fituesi i titullit në kategorinë DTM me Mercedes
Vandorn, 26 vjecar është në sezonin e tij të dytë me Meklarenin dhe është shok skuadre me Fernando Alonson me spanjollin që do të tërhiqet nga garat e Formula 1 në fund të këtij sezoni. piloti belg pritet të marrë pjesë në testet parasezonale të Formula E në Valencia përpara se të niset për në Ostin të Teksasit ku do të zhvillohet gara e radhës në Formula 1.
Përsa i përket Meklarenit, skuderia britanike për vitin 2019 ka afruar Carlos Sainz nga Renault dhe të riun lando Norris që aktualisht është kolaudatori i skuadrës.
sfidanti.al