Janë nxehur shumë gjakërat midis Flamurtarit dhe Federatës, sa ish-bomberi Vasil Ruci ka lëshuar dorashkën për zyrtarët: “ Ne hodhëm në det italianët..”. Kuptohet, se cili do të jetë edhe fati i atyre që kanë vite që kanë “pushtuar” jo vetëm Vloren, por tërë futbollin. Armiqësia e Flamurtarit me Intitucionin, nuk është as e re e as shumë e vjetër.
Në kohën e Shpëtim Gjikës, kur Vlora e futbollit të peshonte me para dhe me pak me futboll, zyrtarët, madje vetë presidenti Duka, pritej me të shara dhe me vërshëllima në stadium. Një ditë të bukur, kur do të luante Flamurtari-Skënderbeu, Gjika i ka bërë një dhuratë,para ndeshjes, presidentit të futbollit.
“Ju falenderoj për këtë dhuratë të çmuar” – ka thënë Duka, pa e ditur se çfarë kishte brënda. Kur ka parë kufjet, është habitur:
“ Pse pikërisht kufje?” Gjika, një lojtar që futbollistët nuk arritën ta imitonin lojën e tij me driblime, ka shpjeguar: “ Vëri në veshë, që të mos dëgjosh të sharat gjatë 90 minutave”.