E kanë pranuar ashtu siç është, edhe sepse ia kanë nevojën, por edhe sepse e respektojnë në formimin që ka. Frank Riberi ishte i vetmi futbollist i Bajernit që nuk ngriti dolli me birrë dhe nuk piu, ndërsa skuadra bavareze bëri foton tradicionale të çdo viti, e veshur me kostumin popullor të krahinës. Francezi është i besimit mysliman dhe praktikant, që do të thotë se sipas parimeve të fesë së tij, ai nuk duhet të pijë alkool.
Gjithsesi, edhe ai nuk pati asnjë shqetësim që shokët e tij e pinë një gotë “Paulaner”, duke festuar edhe fitoren 3-0 ndaj Anderlehtit në Champions, por edhe ditëlindjen e Tomas Mylerit që mbushi 28 vjeç. Shokët e Mylerit ndërkaq bënë shaka me të. Më aktivi ishte kileni Arturo Vidal, që bëri selfi, pra nxorri në foto vetveten, Mylerin dhe Levandovskin, duke shkruar më pas në Tuiter: Gëzuar ditëlindjen vëlla … në stilin gjerman”.
Sfidanti.al