Kampioni i madh dhe njeriu i çoroditur, Mejuedhër flet për të dashurat dhe makinat!

Si ndonjë fëmijë që ia mbushin divanin apo duart me lodra, si një adoleshent që nuk ka parë ende shumë gjëra me sy, Flojd Mejuedhër po sillet tani që është 40 vjeç. E tregoi më përpara festa e tij e tepërt pas suksesit ndaj Konor Mekgregorit, dhe vazhdoi edhe në një intervistë për të qeshur me një kukull të quajtur Diego.

Një nga zbulimet e Flojdit të Ri ishte se “kam 7 të dashura dhe 25 makina vetëm në Las Vegas”. Mund të jetë shaka, natyrisht, veçse nga një njeri vanitoz që e ka humbur kuptimin e jetës mund të pritet gjithçka. “Nëse ke vetëm një të dashur, je shumë pranë që të mos kesh asnjë”, – tha njeriu që duket se qenka trembur nga vetmia. Flojd nuk spjegoi se mjaftonte të kishte dy të dashura për të mos rrezikuar të mbetej pa gjë, dhe nuk ishte nevoja të shkohej deri tek numri 7.

Gjithsesi, edhe vetë (ish) boksieri e ka shumë të qartë se kur flitet për 7 femra njëkohësisht në jetën tënde intime, asnjëra prej tyre nuk mund të jetë e dashur, por veçse konkubina. Ose njëra mund të jetë vërtet e dashura, por ajo thjesht kujton se është e tillë dhe nuk e di se Flojdi ia dredh me 6 të tjera. Le ta lemë me kaq analizën e intervistës së fundit të kampionit të madh të peshave të mesme të boksit profesionist, dhe të mos kalojmë tek tema e makinave (“kam një Bugati të kuq dhe një Ferrari të verdhë vetëm në Las Vegas”), apo tek ajo e parave.

Sfidanti.al