Zhurma shqetëson banorët, Reali ndalon koncertet në “Bernabeu”

Reali i Madridit do të ndalojë përkohësisht mbajtjen e koncerteve në stadiumin e rinovuar “Santiago Bernabeu”, pasi banorët pranë stadiumit u ankuan për zhurmë të madhe, tha klubi spanjoll të premten në mbrëmje. Klubi i Madridit tha se tre koncerte të artistëve të popit spanjoll do të shtyhen nga nëntori në dhjetor, ndërsa spektakli i “Music Bank” nga Korea e Jugut i planifikuar për 12 tetor është anuluar. Vendimi erdhi pasi disa media lokale raportuan se banorët që jetonin pranë stadiumit u ankuan për zhurmën që arrinte në shtëpitë e tyre gjatë koncerteve. Klubi në një deklaratë tha se “ky vendim është pjesë e një sërë masash të marra nga klubi për të siguruar që rregulloret komunale të respektohen gjatë koncerteve”.

sfidanti.al