“Zgjimi” i Diego Simeones, martesë për fëmijës së … pestë!

E dimë që bota ka ecur përpara dhe çdo dekadë që lihet prapa ngjan si anakronike. Gjithsesi, kjo që po ndodh me Diego Pablo Simeonen e kalon kufirin e normales. Trajneri i Atletikos së Madridit harroi për një moment hidhërimin e humbjes së derbit me Realin, duke mbajtur në duar fëmijën e tij të pestë, që është edhe vajza e tij e dytë. Emri i saj nuk mund të ishte tjetër përveçse “Valentina”, pasi erdhi në këtë botë vetëm dy ditë para Shën Valentinit (besohet, kjo duhet të jetë arsyeja).

Gjithsesi, ana më e veçantë e historisë së Simeones është se “El Çolo” ende bashkëjeton me gruan e tij të zemrës, Karla Pereirën, me të cilën ka dy fëmijët e tij të fundit, të dyja vajza. Lajmet nga Madridi janë që çifti ka vendosur të martohet në fund të këtij viti. Ata u njohën në vitin 2014, dhe do t’u duhen plot 5 vjet që t’u mbushet mendja që të vendosin kurorë. Tre djemtë, Diego i ka me ish-gruan e tij, Karolina Baldinin, dhe dy prej tyre luajnë futboll.

Sfidanti.al