Shtëpia e Gérard Piqué në Cerdanha, në malet Pyrenej, u vandalizua nga anëtarët e organizatës rinore Arran, me lidhje me partinë e majtë CPU (Kandidatura e Unitetit Popullor), e cila mbron pavarësinë e Katalunjës. Grupi ka shpërndarë një video në rrjetin social, ku dëgjohet një shpjegim për gjestin. “A jeni lodhur duke u larguar jashtë vendit, sepse nuk keni mundësi të përballoni një shtëpi të mirë në Cerdanha?”, është pyetja që bëhet para shpjegimit: “Ndërsa duhet të largoheni nga Cerdanha se nuk paguani dot qiranë, 64 për qind e shtëpive janë shtëpi të dyta dhe të treta, dhe janë të hapura, mesatarisht, vetëm 14 ditë në vit.’Fëmijët e vegjël nga Barcelona, që vijnë për t’u argëtuar në pistat e skive dhe fusha golfi, nuk pikturojnë asgjë në territorin tonë”, mund të dëgjohet gjithashtu në videon e shpërndarë në X, me mbishkrimin e mëposhtëm: “Le të hidhemi në sulm kundër turistit monokulturor që mbyt Pirenejtë, kundër bankierëve dhe spekulantëve që na e bëjnë jetën mjerim. Të pavlerët e m…!”
sfidanti.al