Neymar shpenzon 51.5 milionë euro për një apartament luksoz

Pikërisht në kohën kur po flitet gjithnjë më shumë për një largim të mundshëm të Neymarit nga Al Hilal, vjen lajmi se “ylli” Brazilian ka shpenzuar një shumë marramendëse për të blerë një apartament në Dubai. Braziliani 32-vjeçar mësohet se ka paguar rreth 51.5 milionë euro për një apartament luksoz në qytetin e Emirateve të Bashkuara Arabe, më konkretisht në “Bugatti Residences”. Neymar bleu një apartament “penthouse” në të vetmin ndërtim rezidencial të markës Bugatti në botë. Ceremonia e nënshkrimit të kontratës u zhvillua këtë të hënë nga shefi i shitjeve të Bugattit, Abdullah Binghatti dhe Neymar shoqërohej nga e dashura e tij, Bruna Biancardi dhe babai i tij, Neymar da Silva. Prona ka gjithashtu një pishinë private me pamje panoramike të qendrës së qytetit.

sfidanti.al