Pasi i dha fund lidhjes me Ferran Torres-in, vajza e trajnerit soanjoll të PSG, Luis Enrique, Sira Martinez nuk ka humbur kohë dhe ka nisur një romancë të re.
Mediat spanjolle bëjnë të ditur se vajza e Luis Enrique-s, tashmë është në një lidhje me Alex Marquez, pilotin e Ducatit në Moto GP. Edhe vetë Sira ka postuar një foto në rrjetet sociale me një kapele me numrin 73 të pilotit spanjoll, vëllait të Mark Marquez. VIP-at e sportit mbeten një objektiv i rëndësishëm për jetën e bukuroshes iberike që aktualishtb jeton në Spanjë, larg babait nga i cili mund të merrte ndonjë këshillë me vlerë.
Sfidanti.al