“Rusët dhe serbët të përfshirë në trazirat e ndeshjes Rumani-Kosovë”

Instituti i studimeve Octopus vlerëson se qëllimi kryesor i pankartave në ndeshjen Rumani-Kosovë ka qenë provokimi i ekipit të “dardanëve” dhe është nxitur nga shërbimi sekret ruso-serb që mendohet së është i përfshirë në sjelljen e tifozëve rumunë më 12 shtator. Hulumtuesi i lartë në Institutin Octopus, Taulant Elshani për mediat kosovare tha se gjatë hulumtimeve janë evidentuar elemente të mjaftueshme që çojnë në dyshimet se shërbimi sekret ruso-serb, është i përfshirë në shfaqjen dhe përmbajtjen e këtyre banerëve.

“Marrë parasysh pompozitetin dhe përmbajtjen e pankartave ‘Kosova është Serbi’ dhe ‘Serbia është Rumani’, neve na ka çuar që të hulumtojmë më thellë për përmbajtjen dhe mënyrën se si janë sjellë këto banerë. Dhe ne kemi evidentuar përfshirje të elementeve të ndryshme të shërbimeve të fshehta të Rusisë dhe Serbisë, dhe dyshojmë që ka një përfshirje të thellë. Duke marrë parasysh lidhjen e tifogrupit ‘Ultras Tricolorii’ rumun, politikani djathtist George Simion, si dhe partisë së tij me shërbimet sekrete ruse. Për George Simionin i cili ka lidhje me ‘Ultras Tricolorii’, dhe bashkëpunim me këtë grup që ka bërë edhe veprime huligane në disa ndeshje sportive, ka lidhje të dëshmuara me shërbimin sekret rus. Pra, gjithë kjo na ka bërë që të hulumtojmë më thellë dhe t’i evidentojmë këto lidhje”.

sfidanti.al