David Ginola takon pas 3 dekadave vajzën që nuk e njohu kurrë

E mbani mend legjendën e futbollit francez, David Ginola? Me famën që e ka shoqëruar në gjithë botën, sigurisht që sulmuesi magjik i fushave të futbollit ka kaluar edhe shumë histori jashtë fushave të blerta. Një zbulim interesant u mediave britanike po bën xhiron e botës.

Joy Pinquier është vajza sekrete që tashmë është bërë publike. Ajo flet për mediat ku zbulon edhe faktin që është takuar me babain e saj pas 28 viteve në Marseille. Shumë dekada më parë, David u njoh me mamanë e vajzës, Joelle Pinquier por pasi e braktisi kur ajo ishte shtatzanë, nuk pranoi të takohej me vajzën për 28 vite me radhë edhe pse në fund kërkoi që ata të bashkoheshin. Ginola tha “po” pas lutjes së vajzës 30-vjeçare në një emision televiziv.

Sfidanti.al