Turqia mbetet pa trajner, Montella në bisedime

Turqia mbetet pa trajner në një moment shumë delikat të eleminatorefve euro 2024.  Barazimi në neshjen zyrtare me Armeninë dhe humbja me Japoninë ka shkaktuar tërmet në ekipin turk pasi federata ka marrë vendimin për shkarkimin e gjermanit Stefan Kuntz.

Krerët e institucionit anë vënë menjëherë në lëvizje për të gjetur një emër me peshë pasi në muajin tetor Turqia do të zbresë në fushë për ndeshjet e grupit D. Transferta e Zagrebit undër Kkroacisë konsiderihet jetike për Turqinë që mbetet në pozita delikate me 10 pikë në këtë grup por me Armeninë pas shpinës që e ndjek me 3 pikë më pak dhe mund t’i bëjë një surprizë të hidhur. Emri më i lakuar i orëve të fundit është ai i italianit Vincenzo Montella, njohës shumë i mirë i futbollit turk pasi ka stërvitur për shumë kohë ekipin e Adana Demirspor. Gjithsesi, nëse palët nuk gjejnë gjuhëne  përbashkët, federata do të kërkojë të vazhdojë përpara me ndihmësin e Kuntz, Kenan Koçak, i cili njeh në detaje grupin aktual dhe mund të jetë emri i duhur për të evituar një surprizë të hidhur në 3 ndeshjet e fundit eleminatore.

sfidanti.al