Një yll femëror i arteve të përziera marciale mund të mos e bëjë debutimin saj në kategorinë UFC për një arsye të çuditshme. Përl Gonzales besohet se nuk u lejua të ndeshej në Nju Jork sepse kishte bërë operacion plastik në gjoks. Amerikania do të bënte debutimin, veçse shteti i Nju Jorkut ka rregulla që ndalojnë sportiste me transplante që të garojnë në boks, dhe besohet se këto rregulla shtrihen edhe për artet marciale.
Bukuroshja nuk është kaq ëngjëllore sa duket në foto, pasi ka bilancin 6 fitore e 1 humbje në kategoritë e tjera të MMA-së, si dhe ka fituar në sfidën e UFC 209-ës përpara sesa të debutojë në UFC-në zyrtare. Kreu i UFC-së, Dejni Uajt, gjithsesi, mohon se ndeshja e Përl Gonzalesit ndaj Sinthia Kalvijos është anuluar dhe se ajo nuk do të zhvillohet. “Mos besoni lajme që nuk vijnë nga ne, – postoi ai në Tuiter, – ndeshja do të luhet”.
Sfidanti.al