Kejn është Mesi i Totenhemit, Poçetino mezi e priti të kthehet!

Totenhemi i kishte fituar të tria ndeshjet në mungesë të lojtarit kryesor Harri Kejn, veçse trajneri Maurisio Poçetino e ka të qartë rëndësinë e sulmuesit. “Kejn është i rëndësishëm për ne, po aq sa Lionel Mesi për Barcelonën, – u shpreh ai, – jo vetëm golat, por edhe loja e tij, ndikojnë jashtë mase në rezultatet dhe paraqitjet e Totenhemit”. Kejn kishte shënuar 24 gola këtë sezon deri përpara dëmtimit, duke ndihmuar Spërsat që të arrinin deri aty sa të luftonin për titull me Çelsin.

Gjithsesi, londinezët për fat kanë edhe lojtarë të tjerë në formë shumë të mirë. Dil Ejli (Dele Alli), Son Heung-Min, Kristian Eriksen dhe Erik Dajer kanë qenë shënuesit në tri ndeshjet përpara kësaj jave, pa Kejnin, duke siguruar fitoret. “Ndoshta unë jam i çmendur, por ndikimin e Kejnit e barazoj vetëm me atë të Mesit, – theksoi Poçetino, – dakord, ne i fituam ndeshjet edhe pa të, por edhe Barcelona mund t’i fitojë ndeshjet pa Mesin, por kush e vë në dyshim se kush është Leo?”

Sfidanti.al