Tottenham, festa e Krishtlindjes i kushton shtrenjtë Lamelas, Lo Celsos dhe Reguilon

Tre futbollistë të Tottenhamit do të gjobiten nga klubi për thyerje të rregullave anticovid dhe bëhet fjalë për Lamela, Lo Celson dhe Reguilon të cilët e pësuan nga një foto e postuar në rrjetet sociale. Lamela dhe Lo Celso nuk u grumbulluan nga Mourinho në ndeshjen me Leeds e fituar 3-0 nga Hotspurs  me Lo Celson që gjithsesi ishte i dëmtuar ndërsa Reguilon u la në pankinë me Mourinhon që e ndëshkoi spanjollin duke preferuar aktivizimin e Ben Davis në vendin e tij

Të tre futbollistët e Hotspurs organizuan një festë për Krishtlindje së bashku me familjet respektive dhe disa miq duke thyer protokollin anticovid të qeverisë britanike dhe në këtë festë ishte i pranishëm edhe Manuel Lanzini i West Ham.

‘Jemi shumë të zhgënjyer dhe dënojme me forcë këtë imazh që kanë shfaqur disa nga futbollistët tanë me familjet dhe miqtë e tyre së bashku për Krishtlindje-theksohet në një komunikatë të Tottenham.

Mesa duket në këtë darkë morën pjesë 18 persona; përvec 4 futbollistëve ishin të pranishëm edhe 11 persona të tjerë të rritur e 3 fëmijë.

Sfidanti.al