Tomas Myleri i lumtur se në shtëpinë e tij erdhi një fëmijë … kali!

Për momentin, ylli i Bajernit dhe gruaja e tij, Liza, nuk kanë vendosur edne që të lindin një pasardhës. Gjithsesi, për çiftin në moshën 31-vjeçare ka edhe gëzime të tjera, dhe njëri prej tyre ishte që në stallën e tyre lindi një beb, por ky është beb i një pele. Kjo ndodhi mbrëmë në orën 20:30, dhe Myleri shkruajti në rrjetet sociale se mëzi i vogël mund të quhet Silvester Stalone. Liza është një kalorëse që merr pjesë në garat sportive të hipizmit, dhe kohët e fundit fitoi një turne ndërkombëtar të rëndësishëm. Në stallën e Mylerëve kali më i mirë është ai që quhet D’avie (Dejvi) që u ble në verë 2020 dhe që është dy herë kampion i botës. Thuhet se kali kushtoi 2 milionë euro.

Sfidanti.al