Shakira ka sqaruar një ndër spekulimet që është përfolur më shumë për ndarjen e saj nga ish-bashkëshorti, futbollisti Gerard Piqué. Në një intervistë të dhënë së fundmi, këngëtarja ka kthyer një përgjigje të thjeshtë kur është pyetur nëse ishte i vërtetë fakti se ajo e kishte zbuluar tradhtinë e bashkëshortit të saj nga kavanozi i reçelit. “Nuk është e vërtetë”, ka thënë Shakira për “The Sunday Times”. Ajo dhe Pique, 37, i dhanë fund publikisht romancës së tyre 11-vjeçare në qershor 2022. Ata kanë dy djem, Milanin, 11 vjeç dhe Sasha, 9 vjeç. Menjëherë pas ndarjes së çiftit, ish-futbollisti filloi të takohej me Clara Chia Marti. Megjithatë, vetëm dy muaj para se Shakira dhe sportisti të ndaheshin, ajo publikoi këngën dhe videoklipin e “Te Felicito” me Rauë Alejandro. Videoja muzikore, e cila tregon këngëtaren duke kërkuar në frigoriferin e saj, nxiti spekulime se si ajo mund të ketë marrë vesh për marrëdhënien e Piqué dhe Martit. Më vonë, Shakira, përmes muzikës, tregoi ndjesitë e saj dhe arsyet se pse zgjodhi të shprehej në këngët e publikuara. “Më ndihmuan të nxirrja jashtë demonët që po më torturonin”, u shpreh ajo dhe shtoi se prej vitesh e kishte lënë në pauzë pasionin e saj për muzikën, duke sakrifikuar për dashurinë
sfidanti.al