Serhio Ramos e Pilar Rubio drejt altarit; cifti punon mbi detajet e fundit

Serhio Ramos dhe moderatorja Pilar Rubio do të shkojnë në altar këtë vit dhe përgatitjet e eventit janë drejt fundit.. Cifti ka bërë të ditur se ceremonia e martesës do të zhvillohet në Sevija, vendlindjen e futbollistit të Realit të Madridit dhe do të kurorëzojë lidhjen e tyre 7 vjecare të dashurisë.

Pak nga pak po zbulohen detajet e këtij evenimentin, edhe pse shumica e tyre janë mbajtur ende sekret. Në një intervistë për revistën ‘Hola’, Pilar Rubio deklaroi se do të ketë një ‘masë’ sigurie duke theksuar se të ftuarit në këtë martesë do të lënë telefonët celularë kështu do të argëtohen më shumë.

Kjo do të thotë se të ftuarit nuk do të kenë mundësi që të bëjnë fotografi nga ceremonia e martesës që duket se do të jetë jetë në intimitet të plotë.

sfidanti.al