Për të dytën ndeshje radhazi zgjodhi që të rrinte mënjanë. Lionel Mesi nuk shkoi sërish në grumbullimin e kombëtares së Argjentinës, ndërsa vendosi të “karikonte bateritë”, tani që liga spanjolle apo Championsi janë pushim. Ylli 31-vjeçar nuk do ta ndihmojë ekipin e vendit të tij në miqësoren ndaj Brazilit, dhe për momentin futbolli është gjëja e duhur që po mendon. Së bashku me të shoqen, Antonelën, po pushon aktivisht, duke takuar e duke dalë në fotografi me të afërm të ndryshëm.
Sfidanti.al