Ronaldo, baba i binjakëve? Jo më thashethem, futbollisti e konfirmoi në ‘Facebook

Tashmë nuk është thjesht një thashethem, por në lajm zyrtar;Cristiano Ronaldo është bërë sërish baba dhe këtë radhë me binjakë te lindur nga një nënë mbartëse. Portugezi konfirmoi gjithcka nëpërmjet rrjeteve sociale teksa shkruante se pavarësisht lindjes së fëmijëve të tij ai qëndroi me kombëtaren portugeze për të zhvilluar Kupën e Konfederatave. Portugalia u eliminua në gjysmëfinale nga Kili dhe tani Ronaldo është i lirë për të shkuar t’i takojë , gjë që ashtu sic thotë ai, e bën vërtet të lumtur. Por familja Ronaldo do të zgjerohet akoma më shumë. E fejuara aktuale Georgina Rodriguez është shtatzënë prej 5 muajsh dhe sipas asaj që spekulohet në media edhe ajo mund të lindë binjakë.

sfidanti.al