Bolt do të bëhet vërtet futbollist? Rekordmeni do nisë stërvitjen me Borussia Dortmund

Është folur shumë për mundësinë që Bolt të luajë futboll një ditë dhe duket se e gjithë kjo do të rezultojë e vërtetë. Vetëm se këtë radhë nuk do të jetë Manchester United ai që do të presë rekordmenin botëror në 100 dhe 200 m, por Borussia Dortmund. Vetë atleti xhamajkan e ka konfirmuar këtë lajme teksa deklaroi se shumë shpejt do të nisë stërvitjen me skuadrën gjermane duke vënë në dukje pretendimin e tij për të qenë pjesë e skuadrës së parë. Usain Bolt prej kohësh ka deklaruar se këtë vit do të tërhiqet nga garat e Atletikës dhe se botërori që do të zhvillohet në Londër në muajin gusht do të jëtë aktivitieti i fundit i tij. usain Bolt është fituesi i 8 medaljeve të arta Olimpike në garat e 100 e 200 m dhe stafetën 4×100 m

sfidanti.al