Ndërsa Belotti pushon në Ibiza, Manchester United përgatit ofertën prej 70 mln Paund për të

Ndërsa Andrea Belotti shijon rrezet e diellit në Ibiza me bashëkshorten e tij, Giorgia, në Britaninë e Madhe ai është kthyer në protagonist të merkatos. E përditshmja ‘Mirror’ flet për nsjen e një gare mes manchester united dhe Arsenalit me Djajtë e Kuq që duken ndjeshëm në avantazh kundrejt londinezëve. Gjithnjë sipas Mirror, Manchester United e sheh si një mundësi reale blerjen e Belottit nga Torino duke parë se bisedimet për Moratën janë bllokuar ndërsa alternativa Griezmann u sfumua plotësisht. Mësohet se skuadra angleze është gatit të ofrojë 70 milionë Paund për kartonin e Belottit, një shifër kjo që mund ta tundojë jo pak presidentin Cairo edhe pse ai deklaron se sulmuesi largohet mga Torino vetëm për 100 milionë Euro.

sfidanti.al