Ronaldinjo nuk rresht së habituri as jashtë fushave të lojës. Edhe pse prej kohësh është tërhequr nga futbolli i luajtur, 39 vjecari rikthehet në rolin e protagonistit të mediave për driblimet e tij gjatë ndeshjeve miqësore, apo për jetën e tij private.
Në fakt kohët e fundit në median braziliane është folur për një bashkëjetesë të ish yllit të Barcelonës e Milanit me dy vajza Prishila Koeljo dhe Beatris Souza që duket se konfirmohet edhe nga nëna e njëra prej tyre që tregon disa detaje nga kjo bashkëjetesë. Bëhet fjalë pikërisht për nënën e Prishilës, Maria Aldeinis Dos Santos që tregon cfarë ndodhte në jetën e së bijës.
‘Ronaldinjo kishte dy dhoma gjume, një për Prishilën e një për Beatriz-tregon Maria Aldenis dos Santos-të dyja, të dashuruara e pranonin këtë situatë. Nuk ishin asnjëherë në të njëjtin shtrat; Ronaldinjo i alternonte netët me to. Të dyjave u jepte të njëjtën kuotë parash për të shpenzuar cdo muaj dhe u bënte të njëjtat dhurata’.
Nëna e Prishilës shtoi se Ronaldinjo kishte ndërmend që të martohej me të dyja vajzat jo zyrtarisht, por në fund vajza e saj e mërzitur nga kjo situatë tha jo dhe vendosi të lërë Rio De Zhaneiron.
sfidanti.al