Nicolo Zaniolo vijon procesin e riaftësimit të tij në Trigoria për të qenë në fushëm e lojës brenda muajit prill për të bërë realitet ëndrrën që të luajë në Evropian me fanelën e Italisë. Por në të njëjtën kohë ai nuk ndalet as në pasionin e tij, tatuazhet.
Ditët e fundit, talenti i Romës zbuloi një tatuazhist të ri, Enzo Brandi që i vizatoi dy tatuazhe të reja; një trëndafil në ijen e djathtë, ndërsa në të majtë tatuazhi është I njëjtë me atë të së dashurës së tij të re, Chiara Nasti. Të dy bënë si tatuazh një zemër të shpuar nga shigjeta, dizenjoja klasike, simbol i të dashuruave, një gjest dashurie për një love story të sapo filluar.
Sfidanti.al