E mërkura ishte një mbrëmje krejtësisht për t’u harruar për sulmuesin e Realit të Madridit Karim Benzema. Francezi përvecse pa skuadrën e tij të humbasë në Santiago bernabeu ndaj barcelonës në Kupën e Mbretit, pa që edhe shtëpia e tij ishte grabitur pikërisht gjatë zhvillimit të kësaj ndeshjeje.
Grabitësit përfituan nga rasti për të yrë në banesën e benzemasë, por për momentin nuk dihet sasia e parave dhe të mirave materiale që kanë marrë. Duket se në Spanjë, grabitjet e futbollistëve teksa janë duke zhvilluar ndeshjet e tyre me skuadrat respektive, janë bërë një modë. Rasti më i fundit ishte ai i Kevin Prins Boateng, banesa e të cilit u grabit teksa ai ishte në fushën e lojës në ndeshjen mes Barcelonës dhe Vajadolidit
sfidanti.al