Ibrahimovic këshillon Kejn: Nëse do që të fitojë, të largohet nga Totenhemi

Sa herë që Zlatan Ibrahimovic flet, bëhet shumë zhurmë. Këtë radhë suedezi ka preferuar të japë këshillë për një prej sulmuesve më të mirë në kontinentin evropian, Herri Kejn dhe këtë e bëri në një intervistë për ‘Bethard’.

‘Nëse Herri Kejn kërkon të fitojë trofetë më të rëndësishëm duhet të ndërrojë ekip-tha Ibrahimovic-Totenhemi është një ekip i mirë, por nuk është në nivelin e atyre ekipeve që janë në gjendje që të fitojnë gjithcka edhe pse kanë në pankinë një trajner fantastik si Maurisio Pocetino’.

Ibrahimovic i vlerësoi në maksimum aftësitë e sulmuesit të përfaqësueses angleze duke i tërhequr veshin skuadrës së Totenhemit.

‘Kur e pashë Kejnin te Anglia mendova se ishte një sulmues i mirë që mund të përmirësohej akoma më shumë-vijoi Ibrahimovic-ka bërë gjëra shumë pozitiv por të luash me një klub të madh dhe të bësh paraqitje të shkëlqyera është krej ndryshe nga ai të luajturit me një klub normal’.

sfidanti.al